Regjim i posaçëm komunikacioni, nesër në Shkup do të bllokohen disa rrugë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nesër (17.02.2023), me fillim nga ora 10:30, për shkak të marshit të paralajmëruar protestues të gazetarëve, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit.

“Ruta e lëvizjes së marshit të gazetarëve do të jetë nga para ndërtesës së Qeverisë së RMV-së në drejtim të SHA “Postat e Maqedonisë” në Blv. “VMRO”, pas Blv. “VMRO” në drejtim të QT “Paloma Bianka” , në të majtë në drejtim të bulv “11 Tetori” drejt ndërtesës së Kuvendit të RMV”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për ridrejtimin e komunikacionit, si dhe masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin gazetarët.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik ftuan të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues të premten (17.02), ku do të shprehin pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike.

Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button