Albin Kurti: S’mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke, raporton EN.

Kurti u shpreh se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, theksoi ai.

Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e raporteve.

Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument, i cili nuk është bërë publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button