Gjermania është vendi ku kompanitë e Maqedonisë së Veriut kryejnë më së shumti punë jashtë vendit

Më shumë se gjysma e punëve të kryera jashtë vendit janë realizuar në Gjermani gjatë vitit 2022, sikurse edhe punët e kontraktuara më së shumti janë për në Gjermani, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës janar – dhjetor 2022 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 159 800 000 denarë, që është për 5.5 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që punët e kryera gjatë kësaj periudhe kapin vlerën e 151 milionë denarëve, ashtu që 101 milionë në Gjermani,  22 milionë në Bullgari, 15 milionë në Kosovë, 10 milionë në Malin e Zi dhe 860 mijë në Kroaci.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button