Rrushi produkti më i shitur në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut rrushi është produkti më i shitur nga produktet bujqësore, ashtu që vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë shitur 41 102 ton rrush, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2022 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 9 344 551 mijë denarë, dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 23.1%”, raportoi Enti.

Ndër produktet tjera më të shitura janë edhe misri, gruri, qumështi, etj.

“Rritje është vërejtur në të gjitha produktet, me përjashtim të bimëve industriale, frutave dhe produkteve të tjera bujqësore”, sqaroi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button