Eksperti italian: Shkalla e shkatërrimit në tërmetet në Turqi do ta bëjë rehabilitimin të vështirë dhe kompleks

Eksperti italian Fabrizio Curcio thotë se tërmetet vdekjeprurëse të së hënës në pjesën jugore të Turqisë ishin ndër më të fortët e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Anadollit dhe shkalla e madhe e shkatërrimit do t’i bëjë përpjekjet e rindërtimit dhe rehabilitimit të vështira dhe komplekse, raporton Anadolu.

Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, Fabrizio Curcio, për Anadolu tha se energjia e çliruar nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishte 1.000 herë më e madhe se ajo e lëkundjes që goditi rajonin Amatrice të Italisë në vitin 2016.

Tërmeti me magnitudë 6.2 në Italinë qendrore shkaktoi vdekjen e rreth 300 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

Ai tha se ka zona që janë fshirë plotësisht nga sipërfaqja e Tokës ose janë dëmtuar rëndë.

Ai tha se qëndrueshmëria e shoqërisë turke do të jetë vendimtare në përpjekjet e rehabilitimit dhe rindërtimit.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të gjejnë forcën për të rifilluar”, tha Curcio.

Pavarësisht ndihmës dhe solidaritetit të ofruar nga Italia dhe komuniteti ndërkombëtar, ai vlerëson se do të jetë një proces i vështirë dhe i ndërlikuar organizimi i gjithë kësaj ndihme dhe rindërtimi i rajonit të goditur nga tërmeti.

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7.7 dhe 7.6 prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adiyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmanie dhe Sanliurfa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button