SHBA konfirmoi se ka rrëzuar një “objekt në lartësi të madhe” mbi Alaskë

John Kirby konfirmoi se një “objekt i dytë në lartësi të madhe” u rrëzua mbi Alaskë, gjatë konferencës së sotme për shtyp, transmeton Portalb.mk.

Kirby, siç raporton The Guardian konfirmoi se Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte objektin fluturues, i cili mund të ishte një balonë e dytë, dhe se objekti përbënte një “kërcënim të arsyeshëm për sigurinë e fluturimit civil”.

Kirby tha se Biden urdhëroi ushtrinë të “zbriste” objektin.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut, një objekt fluturues që dyshohet se është përdorur për përgjim. Balona fluturoi për disa ditë mbi objekte të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut, duke u shndërruar në pikën më të fundit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Të mërkurën, Petagoni njoftoi se në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”.

Incidenti me balonën u bë shkak që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin, e cila synonte të përmirësonte marrëdhëniet e përkeqësuar vitet e fundit mes dy gjigantëve ekonomikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button