Bekteshi: Presim ulje të çmimit të rrymës nga korriku

Sipas kapaciteteve vendore prodhuese të energjisë elektrike dhe analizave të Komisionit Rregullatorë të Energjetikës (KRE), nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me përfaqësues të mediave së bashku me drejtorin e SH.A. EMV-së, Vasko Kovaçevski.

“Jemi në koordinim edhe me Komisionin Rregullatorë të Energjetikës, i cili është përgjegjës për çmimet e energjisë elektrike. Tashmë janë duke u bërë disa analiza dhe opsione të caktuara janë duke u analizuar në detaje si me fakultetet ashtu edhe me ekspertët për të ndryshuar mënyrën e përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike. Sipas kapaciteteve që do të kemi në maj dhe qershor, jam i bindur se të gjitha vendimet do të merren në drejtim të ruajtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe mbështetjes së kompanive të vogla dhe të mesme. Nga 1 korriku nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike. Presim që të ketë ulje të mëtejshme siç kemi bërë që nga 1 janari sipas prodhimit të EMV-së, si dhe lëvizjes së çmimeve në bursa”, tha ministri Bekteshi.

Në lidhje me kompanitë nga sektori ushqimor që kanë marrë çmim preferencial për energjinë elektrike dhe që nuk i kanë ulur çmimet sipas marrëveshjes me Qeverinë, siç tha ministri, janë duke u bërë analiza dhe nëse konstatohet se nuk ka efekt, është e mundur që ata të përballen me humbjen e këtij përfitimi.

“Kjo do të bëhet e ditur në fund të këtij muaji sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Ata që kanë ulur çmimet do të vazhdojnë të përfitojnë nga ky përfitim, në baza ditore po flasim me odat ekonomike dhe me sektorë të caktuar të industrisë, veçanërisht me prodhuesit e produkteve ushqimore vendore. Në rast se nuk do të ketë ulje të mëtejshme, do të vihemi në një situatë që do të shfuqizohet mbështetja nga Qeveria, sepse qëllimi i mbështetjes së dhënë nga Qeveria me kërkesën e odave ekonomike ishte të ndikonte në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Nëse nuk reduktohen në përqindjen e rënë dakord ndërmjet kompanive dhe Qeverisë dhe sipas pritshmërive të konsumatorëve, është mirë që ato mjete t’i jepen qytetarëve përmes masave të ndryshme, tha ministri Bekteshi dhe informoi se sipas sugjerimeve të marra nga Ministria e Ekonomisë nga prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ulja pritej të shkonte nga 7% në 13%.

Ministri theksoi se deri në fund të këtij muaji duhet të kemi një raport përfundimtar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe të merren vendime të caktuara.

Ndryshe, çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2022 u rrit për 9,48 për qind kur edhe filloi masa për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e rrezikuara sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button