RMV, për 9.48 për qind do të rritet çmimi i energjisë elektrike në janar

Çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari do të rritet për 9,48 për qind, tha Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se çmimi i rrymës elektrike duhej të rritej për shumë më tepër, përkatësisht 25% më shtrenjtë, por megjithatë janë bërë përpjekje që të mos vinte në këtë përqindje.

Përveç rritjes së çmimit, e re është edhe pezullimi i energjisë së lirë elektrike ditore.

Tarifa e lirë do të vazhdojë të jetë e vlefshme gjatë natës dhe të dielën.

Bislimovski thotë se kompanitë nuk ishin të kënaqura me këtë vendim.

Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike në Evropë do të stabilizohet vitin e ardhshëm.

“Kufizimet nuk janë opsion në vendin tonë,” tha Bislimovski, edhe pse në rajon tashmë ekzistojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button