RMV, Qeveria paralajmëroi që 7500 familje do të kenë zbritje deri 800 denarë në faturat e energjisë elektrike

Pas rritjes së energjisë elektrike për 9.48 përqind në Maqedoninë e Veriut dhe heqjen e tarifës së lirë gjatë ditës, Ministria e Ekonomisë premtoi që do të shpenzojë 60 milionë euro që 7500 familje të kenë fatura më të ulëta për energjinë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Kemi siguruar 60 milionë denarë për mbi 7500 familje me të ardhura të ulëta, familje që do të fatura të rrymës me zbritje prej 600 deri 800 denarë në vitin 2022”, deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo e drejtë do të shfrytëzohet nga familjen për 12 muaj, ndërsa procedurat për shfrytëzimin e kësaj do të fillojnë pas shpalljes së Konkursit, i cili do të publikohet në muajin janar.

Ndryshe, çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari do të rritet për 9,48 për qind, tha Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Ai tha se çmimi i rrymës elektrike duhej të rritej për shumë më tepër, përkatësisht 25% më shtrenjtë, por megjithatë janë bërë përpjekje që të mos vinte në këtë përqindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button