Sërish rekord shifrash në Itali

Një rekord i ri rastesh pozitive janë regjistruar në Itali. Siç raportuan autoritetet e shëndetit në vend, në 24 orë u regjistruan 126,888 të infektuar nga më shumë se 1.1 milionë teste, raporton ABC. Kurse, rastet fatale për sot ishin 156, krahasuar me 148 që u regjistruan një ditë më parë. Shkalla e pozitivitetit ishte 11%  nga 9.5% që ishte një ditë më parë.

Kurse të shëruarit për sot ishin 22,246.

Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,226 pacientë ndërsa në pavijonet e tjera Covid-19 janë 10,866 pacientë, 288 më shumë se një ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button