Ura në Vizbeg e dërmuar, qytetarët të rrezikuar, institucionet në gjumë (VIDEO)

Qytetarët që e frekuentojnë të ashtuquajturën Rrugën e Kaçanikut në Shkup, e cila dërgon në kufirin me Kosovën janë të rrezikuar, pasi duhet të kalojnë nën një mbikalim në zonën e Vizbegut, i cili është gjendje të vjetërsuar dhe dëmtuar. Institucionet nuk kanë ndërmarrë hapa serioze që të rindërtohet apo të mbyllet tërësisht për qarkullim, pavarësisht alarmit të qytetarëve, por edhe Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Portalb.mk.

Gazetari i Portlab.mk të premten e inspektoi urën që ndodhet në Vizbeg dhe vërejti se e njëjta është mjaft e frekuentuar. Kjo urë gjendet në zonë industriale dhe për këtë, përveç veturave, këtu detyrat e përditshme i kryejnë edhe furgonët e ngarkuar, por edhe kamionët transportues të cilat janë me dhjetëra tonë të rënda dhe përbëjnë rrezik shtesë.

Përveç atyre që kalojnë mbi urë, të rrezikuar janë edhe automjetet që kalojnë nën urë, gjegjësisht nëpër Rrugën e Kaçanikut, pasi që ka rrezik të bien copat e betonit të urës së dërmuar.

Portalb.mk, pyeti Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Butelit, se çfarë do të bëjnë me këtë mbikalim, për të cilën qytetarët, por edhe vetë institucionet bëjnë thirrje ndër vite që të riparohet sa nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, megjithatë asnjëra prej tyre nuk u përgjigj pyetjeve tona.

Më poshtë mund të shihni dhe foto-galeri nga gjendja e urës.

This slideshow requires JavaScript.

Paraprakisht, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, dy herë e ka vizituar urën në Vizbeg dhe theksoi se “është i acaruar pasi ka pritur reagim më serioz nga ana e institucioneve kompetente”.

“Nuk duhet të presim që dikush të humb jetën, apo të lëndohet rëndë që të reagojmë”, tha Angellov.

Ai derisa po qëndronte mbi urë, tregoi se kubet prej gurit, me të cilat është i shtruar ky mbikalim, kanë lëvizur nga vendi si pasojë e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese dhe të njëjtat rrezikojnë që të bien nga ura në rrugë.

Më 12 nëntor të vitit të kaluar, Qendra për Menaxhim me Kriza alarmoi se ura në te Vizbeg paraqet rrezik për njerëzit dhe automjetet të cilët lëvizin mbi dhe nën të.

Portalb.mk ka kërkuar përgjigje nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit në lidhje me atë se çfarë do të ndërmarrin për të mënjanuar rrezikun, gjegjësisht nëse planifikohet rikonstruimi apo ndalimi i kësaj urës për përdorim, por deri në publikimin e tekstit nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button