Nëntë shtetasit e RMV-së që u gjendën në rajonin e tërmetit shkatërrues janë kthyer në vend

Nëntë shtetasit e Maqedonisë, të cilët u gjetën në rajonin e prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi, sot në mëngjes kanë mbërritur në vend, njofton MPJ. Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe mentor/mësues të tyre, të cilët qëndruan në Turqi përmes programit “Erasmus Plus”. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Përmes ambasadës në Ankara, të nëntë u nxorrën nga rajoni kritik, u transportuan në kryeqytetin turk dhe prej andej në Stamboll. Dy prej nxënësve kanë lëndime, menjëherë iu është ofruar kujdes mjekësor në Turqi.

“Sapo u identifikua grupi, një diplomat nga ambasada e Ankarasë u dërgua në rajonin e kërcënuar, së bashku me një automjet shtesë, për të ndihmuar në tërheqjen e grupit deri në dërgimin e tij në vend. Pas trajtimit fillestar mjekësor të dy personave që u diagnostikuan me lëndime, grupi u dërgua fillimisht në Ankara dhe më pas në Stamboll, ku iu ofrua akomodim, kujdes mjekësor shtesë dhe pushim”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Për momentin nuk ka asnjë informacion të ri nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll për shtetas të tjerë tanë që janë në një situatë të mundshme të rrezikut ose që kanë nevojë për ndihmë.

Të hënën më 6 shkurt, në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është afër 16.000 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button