Tetë nxënësit dhe mësuesi i tyre nga RMV janë larguar nga zona e tërmetit, nesër pritet të nisen për në shtëpi

Nëntë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në pjesën juglindore të vendit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, janë larguar nga zona e goditur nga tërmeti dhe janë nisur për në Ankara, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Portalb.mk.

“Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, nxënësit do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu nxënësit do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e tyre për në vend, që është planifikuar të bëhet gjatë ditës së nesërme. Mes tyre janë edhe dy nxënësit e lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga MPJ

Kujtojmë se misionet diplomatike të Maqedonisë në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup,  +38975273732.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të djeshëm, dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara. Ata informuan se nëntë qytetarë të RMV-së ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti.

Dje në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 5.000 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button