MPJ: Tetë nxënës dhe një mësues nga RMV ndodhen në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të fortë mëngjesin e sotëm, dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara. Ata informojnë se nëntë qytetarë të RMV-së ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti, njofton Portalb.mk.

“Përfaqësitë tona pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe një mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga nxënësit dhe mentori nuk janë në rrezik”, thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë të RMV-së që janë në rrezik, apo që kanë nevojë për ndihmë, por përfaqësitë mbeten në komunikim të vazhdueshëm si me institucionet kompetente të Turqisë ashtu edhe me qytetarët të cilët janë të informuar për situatën në terren.

“Pas instruksionit të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura”, thonë nga MPJ.

Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, 38975273732.

Sot në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 1.300 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajmet e fundit për tërmetin në Turqi mund t’i lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button