Subrata Roy-it mund të mos i lejohet dalja nga India

Drejtuesit e  kompanisë “Sahara grup” dhe pronari i kësaj kompanie, nuk do të mund të dalin jashtë vendit të tyre, sepse siç njoftojnë mediat indiane, Enti Rregullator i këtij vendi SEBI, ka kërkuar nga gjykata që atyre t’u konfiskohen dokumentet e udhëtimit.

Avokati Arvind Datar që përfaqëson interesat e Entit Rregullator të Indisë, ka deklaruar dje në gjykatë se Kompania “Sahara” nuk po i zbaton urdhëresat e Gjyqit, ndaj ka kërkuar konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, drejtorëve të kompanive, në mënyrë që ata të jenë të në dispozicion të organeve gjyqësore.

“Duhet t’i kërkohet grupacionit që menjëherë t’i shlyej obligimet financiare. Nuk ka nevojë për seanca tjera dëgjimore. Nëse argumentimi nuk është përfunduar, atëherë paratë domosdo  duhet të paguhen”

Paraprakisht Gjykata Supreme e Indisë kishte ka sjellë aktgjykimin me të cilin vërtetohej se kompanitë e Subrata Roy kishin mashtruar miliona qytetarë. Mbi këtë bazë organet u kanë urdhëruar atyre që t’ua kthejnë qytetarëve borxhin në vlerë prej 4,3 miliardë dollarëve, duke përfshirë edhe interesin në vlerë prej 15 përqind, në tri këste, por kompanitë nuk i kanë zbatuar këto vendime gjyqësore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button