Shqiptarët e Baselit vazhdojnë në Ligën e Kampioneve

Dyshja shqiptare e Baselit, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti, kanë arritur të kalojnë xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Kampioneve, pasi që barazuan 3:3 me ekipin izraelit të Maccabi Tel Aviv.

Xhaka dhe Ajeti u paraqiten gjatë 90 minutave në fushë dhe kanë qenë pjesë e pandashme e ekipit në luftën ku kampioni zviceran doli fitues pasi që ndeshjen e parë e kishin fituar 1:0.

Taulant Xhaka, i cili tash e tutje do të paraqitet edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button