Menduh Thaçi refuzon ftesën e Zoran Zaev-it për takim

Menduh Thaçi, kryetari PDSH-së, ka refuzuar të takohet me liderin e opozitës maqedonase, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan e përditshmja “Dnevnik”.

Zaev do të duhet të presë për t’u takuar me Thaçin, sepse siç merr vesh  gazeta, kryetari i PDSH-së  ka refuzuar të takohet me të.

“Kryetari , Menduh Thaçi e ka refuzuar ftesën për takim nga Zaev. Nuk ka ndonjë arsye thelbësore  për ndonjë takim të tillë. LSDM u bë pjesë e skenarit të VMRO-DPMNE që në mënyrë fiktive BDI-në ta paraqesë si faktor të zgjidhjes së problemit të emrit. Në thelb, nuk është ashtu. Në fakt kjo dëshmon se në ç’nivel është ky proces. PDSH  qëndron në pozicionin e vet se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjes së emrit”, ka deklaruar  kreu i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu, për Dnevnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button