Shtyhet afati dorëzimin e raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit

Afati për dorëzimin e raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvend, të cilin duhet ta përgatisë ad-hoc Komisioni është vazhduar deri më 24 gusht për shkak të mungesës së disa anëtarëve të Komisionit, njoftoi Deutsche Welle në maqedonisht.

Afati joformal për harmonizimin dhe miratimin e raportit të Komisionit të formuar për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit është shtyrë për dhjetë ditë.

“Puna ka përfunduar që moti. Çështja është se a do të arrijnë anëtarët e Komisionit t’i tejkalojnë pikëpamjet e ngushta partiake dhe a do të demonstrojnë vullnet, në interes të prioriteteve të vendit ta mbyllin këtë çështje në mënyrën më të mirë dhe të tregojnë se krijojnë politika të dialogut dhe të mirëkuptimit”, thonë për Deutsche Wellen burime diplomatike që janë mirë të njohura me punën e Komisionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button