Nuk është e vërtetë se në Deve Bair janë sekuestruar tre kamionë me armë dhe se kalimi kufitar është mbyllur

Sipas MPB-së, më 31 janar nuk ka pasur mbyllje të pikës kufitare Deve Bair dhe as sekuestrim të tre kamionëve me armë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Vërtetmatësin thanë se ishte një lajm tërësisht i rremë, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

31.01.2023. Aktualisht në Deve Bair janë sekuestruar tre kamionë me armë, kalimi është i mbyllur.

Dezinformata nga postimi që po shqyrtojmë është publikuar edhe në profilin e Milenko Nedelkovskit. Në një koment nën postimin e Nedelkovskit, autori i postimit shkruan se ai ka qenë i pari që ka publikuar informacionin dhe se i ka marrë “nga dora e parë nga njeriu i tyre në kufi”.

Të njëjtën përmbajtje e ka gjetur Vërtetëmatësi në disa portale. Portali Infomax, i cili gjithashtu raportoi se në pikën kufitare Deve Bair janë sekuestruar tre kamionë me armë, ka tërhequr lajmin.

Ministria e Punëve të Brendshme e mohon plotësisht këtë dezinformim. Sipas MPB-së, në datën e përmendur nuk ka pasur mbyllje të pikës kufitare Deve Bair dhe as sekuestrim të tre kamionëve me armë.

Është një lajm tërësisht i rremë, tha MPB-ja për Vërtetmatës-in.

Asnjë nga mediat kryesore nuk raportoi për “ngjarjen” e Deve Bairit, ndoshta sepse gjatë kontrollit të (keq)informacionit në MPB u konstatua se një rast i tillë nuk ekziston. Informacioni për sekuestrimin e tre kamionëve me armë në Facebook, nga ana tjetër, është publikuar pa tentuar verifikimin e tij në MPB dhe një tentativë e tillë nuk mund të vërehet as në postimet e portaleve që kanë publikuar lajme të bazuara në një burim të paidentifikuar, anonim.

Publikimi i dezinformatave lidhur me Bullgarinë është një çështje veçanërisht e ndjeshme kur bëhet pak ditë para festës së 4 shkurtit, kur nderohet i madhi Goce Dellçev.

Në një deklaratë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, apeloi qytetarët që të mos u nënshtrohen thirrjeve dhe të mos marrin përgjegjësi që janë në kompetencë të MPB-së. Ministri u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të jenë të përgjegjshëm në këtë proces. Ai theksoi se MPB-ja po i ndërmerr të gjitha veprimet për të festuar në mënyrë paqësore dhe të sigurt përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit dhe tha se kur të gjykohet se duhet të ketë prezencë më të madhe të policisë, do të zbatohet.

Spasovski tha gjithashtu se të dyja vendet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përmes ministrive të tyre të punëve të brendshme, do të bëjnë gjithçka për të mos lënë vend për radikalët që duan të shkatërrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nuk do të lejojmë as përshkallëzimin e situatës, as incident, as poshtërim të popullit dhe shtetit maqedonas, tha Spasovski.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button