Bojkoti i mësimit në Labunishtë shtyhet, Qeveria i ka thirrur në takim

Banorët e fshatit Labunishtë të Strugës paralajmëruan bojkot të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor, por kanë ndërruar mendje pasi Qeveria pas njoftimit të djeshëm se fëmijët nuk do të ulen në bankat e shkollës, u ka premtuar takim të enjten ku do të zgjidhnin problemin me guroret, transmeton Portalb.mk nga SDK.

“Bojkoti është tërhequr, pra shtyhet dhe presim rezultat pozitiv”, thonë nga bashkësia lokale e Labunishtës.

Në Labunishtë janë aktive dy gurore dhe disa të tjera që funksionojnë pa leje. Gurorja e parë ka filluar të punojë 20 vjet më parë.

Guroret mbetën pa koncesione me vendim të Qeverisë në vitin 2020, por Gjykata Administrative ua ktheu me aktvendime koncesionet dy koncesionarëve. Tashmë banorët kërkojnë nga Qeveria dhe ministritë që të tërheqin koncesionet në një kohë sa më të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button