Nëntë të vdekur nga të shtënat pas festivalit të Vitit të Ri Hënor afër Los Anxhelosit

Nëntë persona u vranë në të shtëna masive të shtunën vonë në një qytet në lindje të Los Anxhelosit pas festimit të vitit të ri hënor, tha policia, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Sipas autoriteteve të shtënat u raportuan në orën 22:22 dhe ndodhi në një biznes në Garvey Avenue në Monterey Park. Sulmuesi ishte mashkull.

Zyrtarët nuk dhanë asnjë informacion për disa orë pasi dhjetëra oficerë policie iu përgjigjën raporteve për të shtënat.

Monterey Park është qytet me rreth 60,000 njerëz me popullsi të madhe aziatike që është rreth 16 km nga qendra e Los Anxhelosit.

Seung Won Choi, i cili zotëron restorantin e ushqimeve të detit Clam House përballë rrugës nga ku ndodhi të shtënat, tha se tre persona nxituan në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte derën.

Njerëzit i thanë Choit se kishte një gjuajtës me mitraloz, i cili kishte mbi vete disa fishekë në mënyrë që të mund të rimbushej. Choi tha se besonte se të shtënat kishin ndodhur në një klub vallëzimi.

Sipas raportimeve të shtënat kanë ndodhur pas orës 22:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button