Profesor Trajçe Stafillov: Zgjidhje për pikat e nxehta ka prej shumë kohësh, vetëm duhet të zbatohen

Ndotja e mjedisit jetësor me metale të rënda është tema qendrore e hulumtimeve shkencore shumëvjeçare të profesorit Trajçe Stafillov nga Instituti për kimi në FMN. Në intervistë për Meta.mk, profesori Stafillov e shpjegon procesin e zbulimit të 16 pikave të nxehta me mbeturina industriale historike, por edhe për përpunim të fizibiliti studimeve me zgjidhja për pastrim të tyre, të cilët ekzistojnë shumë vite më parë, ndërsa nuk janë realizuar deri më sot, njofton Portalb.

Profesori Stafillov, gjatë karrierës suaj, si pjesë e punës shkencore keni hulumtuar ndotje të mjedisit jetësor në shumë lokacione në vend. Mund të na thoni se sa pika me mbeturina historike kemi në shtet?

Bashkimi Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2006 angazhoi firma konsultuese që të përpilojnë Strategji për mbeturina, në kuadër të së cilit një pjesë i dedikohej edhe mbeturinave industriale. Unë, së bashku me dy kolegë, kam punuar si pjesë e ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët kemi bërë inventar të të gjithë objekteve të atëhershme industriale aktive dhe të mbyllura të cilët gjenerojnë mbeturina. Në atë listë kishte rreth 300 kapacitete nga të cilët shumicën edhe i vizituam dhe sipas rezultateve dhe epskertizës që e bëmë kemi ndarë 16 si më kritike dhe i quajtëm pika të nxehta. Atëherë, përfaqësia e BE-së në vend na aprovoi mjete të reja që të realizojmë hulumtime preliminare të gjendjes së tokave, ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor në ato 16 lokacione. Në bazë të rezultateve bëmë radhitje të rrezikshmërisë së këtyre pikave të nxehta, ndërsa kriteret ishin sasia e mbeturinave që e krijojnë, toksitetin, se sa lokacioni është afër vendbanimeve, koncentrimi i kiminale të rrezikshme në mbeturina, në çfarë forma janë dhe të tjera.

Cilat kapacitete u gjendën në këtë listë?

Në vend të parë ishte OHIS me deponinë e HCH dhe izomerët e tij. Gama izomeri, gjegjësisht lindani, i cili përdorej si insekticid është më toksiku nga të gjithë. Në dy deponitë në fabrikë janë hedhur edhe izomerët e tjerë, delta është deponuar në deponinë e vogël, ndërsa alfa dhe beta si përzierje, në deponinë e madhe. Në vend të dytë sipas rrezikut për shëndetin e njerëzve, ndërsa edhe mjeidisn jetësor ishte i ranguar deponia e skorjeve nga shkritorja në Veles.

Pas tyre janë mbeturina e minierave Zletovë në Probishtip, Sasa në Makedonska Kamenicë, Toranica afër Kriva Pallankës, Llojani, Buçim në Radovish, të cilët kanë deponi të mëdha me dhjetëra milionë tonë mbeturina. Në listë ndodhen edhe termoelektranat në Manastir dhe Kërçovë, REK dhe Osllomej dhe deponitë e tyre nga hiri që e krijojnë gjatë djegies të qymyrit. Dhjetë për qind nga qymyri është hi, ndërsa këto kapacitetet djegin midis shtatë dhe dhjetë milionë tonë qymyr në vit dhe krijojnë një milion ton hi. Kjo shumëzuar me 40 vjet punë, japin shifra të mëdha. Për fat të keq, kjo mbeturinë jo çdoherë është deponuar sipas standardeve të përcaktuara. Në këto kapacitete, gjithashtu, asnjëherë nuk janë vendosur desulfurizuesit dhe filtra për pluhur dhe të mos flasim për mbrojtje nga oksidet e azotit.

Si gjeneratorë të mbeturinave të rrezikshme industriale janë locuar edhe shkritore të tjera në vend, Zhelezara në Shkup, Feni nl Kavadar dhe Jugohrom në Jegunoc me deponitë e tyre me skorje. Në listë atëherë kishte edhe dy lokacione, të cilët tanimë nuk janë në atë listë, Ato janë industria e lëkurës Godel nga Shkupi dhe Tane Calevski në Kërçovë. Në Godel konstatuam se ujërat e zeza nuk janë trajtuar në mënyrë adekuate dhe i gjithë lokaliteti është kontaminuar me krom gjashtëvalent. Tane Calevski punonte elektrolizë dhe galvanizim dhe nikelim të objekteve dhe ujërat e zeza nuk ishin trajtuar siç duhet. Tamni që të dy vende janë urbanizuar dhe më nuk janë pika të nxehta, me ç’rast në listë mbetën 14.

Vallë atëherë ofruar edhe zgjidhja për të gjithë këto lokacione, çfarë duhet të bëhet që të neutralizohet rreziku për mjedisin jetësor?

Sapo përpiluam elaboratin edhe Qeveria e miratoi, Bashkimi Evropian menjëherë financoi fizibiliti studime për pesë lokacionet më të nxehta. Në to shuml hollësisht analizohej gjendja dhe u propozuan konstrukcione financiare për zgjidhjet e mundshme për ballafaqim me mbeturina industriale. Do të thotë, ne shumë kohë më parë kemi përpiluar fizibiliti studim edhe për OHIS-in dhe për Shkritoren, për “Makstil”-in, “Jugohrom”-in dhe për Llojanin.

Por, siç e shihni, nga pikat e nxehta të mbyllura dhe joaktive, vetëm për OHIS-in janë ndërmarrë masa për zgjidhje të ndotjes. Edhe atë edhe ata janë në fillim. Të tjerat janë harruar. Qëndrojnë në ndonjë evidencë. Tek këto kapacitete të cilët u shitën, siç janë minierat dhe disa shkritore pronarët e rinj morën obligim që të investojnë, madje midis tyre ka edhe shembuj pozitiv. “Makstil” dhe “Feni”i rikonstruuan filtrat për pluhur dhe u përmirësua cilësia e ajrit, Buçim e zgjodhi problemin me ujërat sipërfaqësor. Sasa i mbuloi dhe i pyllëzoi dy deponitë e vjetra, por Toranica, për fat të keq, nuk ka investime në mbrojtjen e lumenjve, edhe pse ka deponi me 17 milionë tonë mbetje.

Cili ishte reagimi i institucioneve kompetente për gjithë këto të dhëna?

Pas gjithë këtyre informatave nga viti 2005 në dhjetëra vitet e ardhshme dhe më shumë, së bashku me kolegët e mi nga disa vende, por edhe me 30 magjistrantë dhe doktorantë nga Instituti për kimi, bëmë hulumtim të ndotjes me metale të rënda të tokave, ajrit, ujërave, sedimenteve dhe ushqimit në gjithë vendin. Publikuam atllase për ndotjen për shtatë rajone, Shkupin, Velesin, pellgun e Bregallnicës, Pellagonisë, Kavadarit, Radovishit dhe Kërçovës. Kemi publikuar më shumë se 120 punime shkencore për ndotjen e ajrit.

Të gjithë këto informata kohë pas kohe i kemi prezantuar para institucioneve kompetente, ua kemi dërguar në letër ose në formë elektronike, marrë përkëdhelje në shpatull, por nuk ka pasur ndonjë reagim të veçantë deri tani.

Në atë kohë a dihej se OHIS-i ka edhe një deponi jashtë mjedisit, në Pelenicë?

Jo, askush nuk e dinte, kjo u kuptua para pak vitesh. Atëherë i vizituam dy deponitë për të cilat dihej, kjo ishte periudha pata mbylljes së fabrikës, kur zbuluam edhe një deponi e cila është në rrethin e OHIS-it, por në të cilën, siç na thanë, janë hedhur mbeturina të ndryshme, por jo edhe toksike. Ajo është mirë e mbuluar, e tamponuar dhe e gjelbëruar, por nuk kemi informata të sakta se çfarë mbeturina përmban. Në të kemi bërë vetëm një hulumtim me një shpuarje me thellësi prej gjashtë metrash dhe me të nuk konfirmuam kurrfarë kimikale. Por, megjithatë, ishte vetëm edhe nkë shpuarje, hulumtime më të thellësishme nuk ka. Për pelenicën dhanë informata inxhinierë të mëparshëm dhe të punësuar të tjerë, të cilët sipas kujtesës e theksuan lokacionin dhe ja tani u dëshmua se më të vërtetë ka të deponuara mbeturina të rrezikshme.

Çfarë mendoni, çfarë duhej deri tani të ishte bërë që nlse jo të jetë zgjidhur, megjithatë të ishte zvogëluar rreziku nga ndotja nga këto lokacione?

Në vitin 2008 me kolegë nga Universiteti në Bërno të Çekisë vendosëm filtra special në gjashtë lokacione në vend, prej të cilëve tre në Shkup, dhe pastaj në laboratoritë e tyre analizuam prezencën e substancave të ndryshme organike në ajër, duke përfshirë edhe CHC. Konfirmuam koncentrime serioze të lindanit në Shkup, të matur në nanogramë në metër kub, por, edhe në ato koncentrime janë shumë të rrezikshme, kancerogjene.

Për fat të keq, nga viti 2006, kur i shpallëm pikat e nxehta, deri tani nuk kemi bërë pothuajse asgjë. Mendoj se duhet të paktën t’i mbulojmë, si zgjidhje e përkohshme që të mos përhapet ndotja, derisa nuk siguroheshin më shumë të holla për zgjidhje përfundimtare, siç është rasti tani për deponinë e vogël në OHIS. Gjithashtu, duhet të themi se kur tanimë kemi fizibiliti studime ekzistuese për një pjesë të lokacioneve, deri tani muind të shfrytëzoheshin vitet që kanë kaluar që të shpallen tenderë për projekte, të zgjidhen zgjidhjet dhe të kërkohen financa, një nga një. Pothuajse asgjë nuk është bërë në atë plan, ndërsa kaluar dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button