Rrjedhja e mbetjeve kimike në “Ohis”, do të ketë dënim për “Ekocentar 97”, por nuk dihet çfarë

Drejtori i Inspektoratit për Mjedis Jetësor, Fejzulla Spahija, në bisedë telefonike për SCOOP, zbuloi se do të ketë dënim për ndërmarrjen “Ekocentar 97”, njofton Portalb.mk.

“Sanksione për Ekocentar 97 do të ketë”, deklaroi ai.

Dënimi i paralajmëruar është për shkak të aksidentit që ndodhi në fillim të muajit në fabrikën “Ohsi”, ku për shkak të ruajtjes jo përkatëse nga ana e ndërmarrjes ka rrjedhur lëng i rrezikshëm nga mbeturinat. Rezultatet nga matja dhe analizat ende nuk janë të qasshme për opinionin.

Spahija, nuk ka dashur detajisht të zbulojë se në çfarë baze do të caktohet dënimi për “Ekocentar 97”. Ai shtoi se ende nuk dihet çfarë dënimi do të ketë, por do të konstatohet ligjërisht në lidhje me lëshimet. Ai ka theksuar se kur ndodhin kësi aksidente, dënime patjetër duhet të ketë.

Deri më tani, në pah dolën disa parregullsi të cilat mund të jenë potencialisht të dënueshme. Si e para, kjo ndërmarrje nuk është në listën e ndërmarrjeve të cilat kanë leje për pastrim, ruajtje dhe transportim të mbeturinave të rrezikshme. Edhe pse “Ekocentar 97” nuk gjendet në listën e ndërmarrjeve që posedojnë leje për trajtimin e mbeturinave të rrezikshme, megjithatë ka fituar tender që të jetë i obliguar për ruajtjen e mbeturinave të “Ohisit”. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e udhëheqësit të falimentuar të “Ohis”-it dhe nga Gjykata e falimentimit nga njëra anë dhe ndërmarrja “Ekocentar 97” nga pala tjetër. Ashtu edhe siç tha vet drejtori i “Ekocentar 97”, ndërmarrja nuk ka pasur paraprakisht përvojë me trajtimin e mbeturinave të rrezikshme, edhe pse ka aplikuar në tenderin i cili kërkon përvojë në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button