Ahmeti u përplas me VMRO-DPMNE pasi u tha të mos ëndërrojnë koalicion me Levicën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në Çegran të Gostivarit ka folur edhe për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se Moska po përpiqet që të ketë ndikim në vendin tonë, ndërkaq e porositi VMRO-DPMNE-në që “të mos ëndërrojë se do të bëjë 61 deputetë me Levicën”, njofton Portalb.mk.

“Jam thellë i sigurt dhe besoj në definimin e partive politike kryesore, të cilat kanë orientim properëndimor. VMRO-DPMNE gabon nëse mendon që me Levicën do të bëjë shumicë prej 61 deputetësh dhe ta margjinalizojë BDI-në, si një pengesë e vetme e tyre. Bëjnë shumë gabim dhe të mos ëndërrojnë për diçka të tillë”, tha Ahmeti.

Nga VMRO-DPMNE sot ka arritur përgjigje ndaj Ahmetit, duke theksuar se për Qeverinë nuk vendos Ahmeti, por populli në zgjedhje.

Ali Ahmeti mbrëmë tha që VMRO të mos ëndërrojë krijimin e shumicës me Levicën. Por, Ahmeti duhet të dijë tre gjëra: 1. Për qeveri të re nuk vendos Ahmeti, por populli në zgjedhje. Pushtetin e jep dhe e merr vetëm populli në zgjedhje, për atë shumë frikësohen dhe ikin që të përballen me popullin. 2. Rregulli i koalicionimit fituesi me fituesit nuk vlen dhe askund nuk është i shkruar, kështu që frika e BDI-së nga krimet bashkë me LSDM-në për atë u rritet. 3. Është mirë që me këto deklarata i zbulojnë spikatësit dhe asët në politikë, por VMRO këtë qeveri do ta rrëzojë bashkë me popullin”, tha deputeti i opozitares maqedonase, Dragan Kovaçki.

Nga ana tjetër, për liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ideja për koalicion të gjerë parazgjedhor “proevropian” në të cilin do të hynin partitë e pushtetit plus Aleanca për Shqiptarët dhe ndoshta edhe Besa, është joreal, sepse në të duhet të jetë edhe VMRO – DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button