22 pallate të konfiskuara, 1 kërkoi ta blejë ndërtuesi, 21 janë dhuruar

Pallatet e konfiskuara që do të kërkohen të mbahen nga ndërtuesi do t’i shiten atij me çmim tregu dhe jo me çmim referencë, raporton EN. Por, çmimi i tyre në treg nuk është i specifikuar, si çmimi reference me të cilat bëhen përllogaritjet në shpronësime apo transaksione për pronën, dhe kjo ka krijuar paqartësi për vlerën  që do të paguajë biznesmeni. Por, një vendim i Ministrisë së Financave e zgjidh këtë ngërç.

Do të jenë ekspertët e pasurive të paluajtshme ata që do të vendosin çmimin, ndërsa procedura do të ndiqet nga Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore.

Ekspertët e licencuar do të paguhen nga 60 mijë deri në 300 000 lekë për çdo shqyrtim që do të bëjnë, ndërsa nuk do t’u jepet më shumë se 10 ditë kohë për çdo ndërtesë pa leje që kërkohet të merret mbrapsht nga pronari ndërtues.

Deri tani, me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit janë konfiskuar 22 ndërtime të plota ose shtesa pa leje brenda tyre, në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Himarë dhe 1 Sarandë, por vetëm 1 prej tyre është kërkuar të blihet. 21 të tjerët janë dhuruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button