U regjistruan dridhje tërmeti në disa qytete të Maqedonisë së Veriut
Në orët e pasdites u regjistruan dridhje tërmeti në disa qytetet të Maqedonisë së Veriut, epiqendra e të cilës ishte në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Shkencorë në Shkup, sot, më 6 janar të vitit 2023 ka regjistruar një tërmet me epiqendrën që i përket zonës epiqendrore në Shkup”, raportoi Rrjeti.
Raportohet që tërmeti ndodhi në ora 16:51 me një magnitudë ML2,8 dhe intensitet prej III-IV shkallë.