Rusët të nervozuar me vendimin e Gjermanisë për të dërguar mjete luftarake në Ukrainë

Pasi Gjermania vendosi të dërgojë mjete luftarake Marder në Ukrainë, Ambasada ruse në Berlin ka reaguar duke thënë se e dënojnë këtë veprim, shkruan DailyMail, raporton Koha.net.

Ndër të tjera, diplomatët rusë theksuan se Berlini e ndërmori këtë hap kryesisht me bindje dhe nën presion serioz të Uashingtonit.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë vendim dhe e konsiderojmë një hap tjetër drejt përshkallëzimit të konfliktit. Dërgimi i armëve vdekjeprurëse dhe pajisjeve të rënda ushtarake në Ukrainë është një vijë morale që autoritetet gjermane nuk duhet ta kalonin, veçanërisht nëse marrim parasysh përgjegjësinë historike të Gjermanisë për krimet e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë ata.

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar dje një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin është rënë dakord për dërgimin e mëtejshëm të armëve dhe ndihmave të tjera në Ukrainë.

Të dy liderët përsëritën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe konfirmuan solidaritetin e tyre të palëkundur me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button