Kontrolli financiar i FSSh-së: Sofianova, për një vit ka marrë rreth 14 mijë euro për kujdestari – edhe drejtorë të tjerë kanë marrë paga më të larta

Sipas kontrolleve të jashtëzakonshme financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, ish-drejtoresha mjekësore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, doktoresha Aspazija Sofianova, vetëm këtë vit ka marrë rreth 14 mijë euro më shumë në kujdestarinë për kujdes intenziv. Drejtori organizativ i së njëjtës klinikë, Alajdin Memedi, nga ana tjetër, ka marrë pagë më të lartë për shkak të një koeficienti kompleksiteti të gabuar. Të dy u larguan nga pozitat e tyre dhe Sofianova tashmë i ka kthyer paratë, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “360 Gradë” përmes Ligjit për qasje të lirë në informatat e karakterit publik, të paktën edhe katër drejtorë të tjerë të klinikave kishin paga më të larta për shkak të një koeficienti të gabuar:

  • drejtori mjekësor i Reumatologjisë, Bashkim Osmani (koeficienti 8.435 në vend të 8.07)
  • drejtori organizativ i Reumatologjisë, Hisen Ameti (koeficienti 8.435 në vend të 6.379)
  • drejtori organizativ i Psikiatrisë, Ljubisha Novotni (koeficienti 8,07 në vend të 6,379)
  • drejtori organizativ i Hematologjisë, Fluturim Kadriu (koeficienti 7.703 në vend të 6.379)

Pyetjeve të “360 gradë”, të gjitha klinikat e përmendura u përgjigjën se përllogaritja ishte rezultat i një gabimi/interpretimi të Marrëveshjeve Kolektive Individuale. Tashmë janë korrigjuar koeficientët për përllogaritjen e pagës, si dhe është rënë dakord për dinamikën e kthimit të pagës së paguar.

Në disa spitale, megjithatë, ka shembuj ku kontrollorët kanë hasur drejtorë që kanë qenë në detyrë në ditët kur duhet të ishin me pushime ose në udhëtim pune – si p.sh. në Institutin e Radiologjisë. Në pyetjet e “360 gradë”, Instituti ka deklaruar fakte të ndryshme nga ato në raportin e Fondit – se drejtoresha nuk i ka shfrytëzuar pushimet në datat e përcaktuara dhe se nuk ka qenë në kujdestari në ditën kur ka qenë në udhëtim pune (në raport thuhet se ajo ka deklaruar se ka qenë në kujdestari menjëherë pas kthimit nga një udhëtim pune).

Një nga drejtorët e klinikave kirurgjikale, nga ana tjetër, ka rregullisht mbi 10 kujdestari në muaj. Në muajin mars, për shembull, 13 herë.

Storja dhe teksti i mësipërm përmbajnë (sipas 360 Gradë) gjetjet kryesore të raporteve pas kontrolleve të jashtëzakonshme financiare të klinikave, të cilat i mori “360 gradë”.

këtë link mund të gjenden të plota të 33 raportet e siguruara nga 360 Gradë.

Kujtojmë se drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve, prof. Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, Dr. Nikolla Vasev dhanë dorëheqje pikërisht pasi u zbuluan këto parregullësi.

Drejtori Organizativ i Klinikës për fëmijë poashtu u shkarkua nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën ishte emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button