Sot para deputetëve në Kuvend raporti për kërcënimet me bombë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot para deputetëve në Kuvend do të prezantojë raportin si dokument i klasifikuar për atë se çfarë ka treguar deri më tani hetimi për raportimet për bomba të vendosura në shkolla dhe objekte të tjera, transmeton Portalb.mk.

Dokumenti është përgatitur me kërkesë të deputetëve të opozitës dhe qeverisë dhe do të prezantohet në seancë të mbyllur të Komisionit për mbrojtje.

Bëhet fjalë për raport të detajuar nga i cili deputetët do të informohen për atë se nga supozohet se nga vijnë këto kërcënime hibride, si dhe informacione të sigurisë se cilat shtete i ofrojnë ndihmë Maqedonisë në përballje me to.

Përndryshe, MPB deri më tani ka bërë padi penale ndaj dy të miturve, të cilët kanë përdorur kërcënimet hibride për të bërë alarm të rremë.

Gjatë pushimeve dimërore pritet që raportimet për mjete shpërthyese të vendosura në objekte të tjera publike të bëhen më të shpeshta.

Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup. Të gjitha raportimet u gjetën të rreme. Rasti për të cilin flet Spasovski i referohet vetëm dy prej dhjetëra kërcënimeve të rreme me bombë. Për pjesën tjetër të kërcënimeve, që cilësohen si sulm hibrid ndaj shtetit, autori ende nuk është zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button