Tre të vrarë në një sulm të Ukrainës ndaj bazës ajrore ruse 500 kilometra larg kufirit

Moska ka konfirmuar se një dron ukrainas sulmoi një bazë ushtarake thellë brenda territorit rus, duke vrarë tre ushtarë. Mbrojtja ajrore rrëzoi dronin, por rënia e mbetjeve vrau tre ushtarë në bazën ajrore Engels në Rusinë jugore, ku janë stacionuar bombarduesit strategjikë, transmeton Portalb.mk.

Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të tillë më 5 dhjetor. Baza është 500 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se droni po fluturonte në lartësi të ulët kur u rrëzua në orët e para të mëngjesit.

“Tre ushtarë vdiqën nga plagët e marra nga rënia e mbetjeve”, shtoi ministria.

Guvernatori i Saratov tha se nuk kishte kërcënime për qytetin fqinj të Engels.

Rusia thuhet se po përdor bazën ajrore Engels për të nisur sulmet me raketa në Ukrainë. Kremlini ka fajësuar më parë Ukrainën për sulmet në territorin rus, por sulmet e këtij muaji ndodhën shumë larg kufirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button