Janevski sulmon bullgarët vetëm me një shqiptar

Seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Çedomir Janevski, sot ka shpalosur listën e futbollistëve për miqësoren e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të luhet me 14 gusht në Shkup.

Në listën e Janevskit kemi edhe tre emra të rinj, janë ato David Babunski, Stefan Spirovsi dhe Jovan Kostovski. Në mbrojtje mungon Boban Grnçarov, i cili luan në kampionatin bullgar për ekipin e Botev Plodvid.

“Ky takim do të jetë testi i fundit para sfidave eliminatore kundër Uellsit dhe Skocisë në shtator, andaj vendosa që të thërras futbollist që janë aktiv në klubet amë. Në këtë përballje nuk do të eksperimentojmë si ndaj Suedisë dhe Norvegjisë në qershor, por do të duhet të kemi qasje serioze’, tha Janevski. 

Seleksionuesi Janevski që si zakonisht në kombëtare grumbullonte nga 3-4 futbollistë shqiptar, kësaj radhe ka ftuar vetëm Agim Ibraimin, i cili po shkëlqen tek skuadra e tij Maribor nga Sllovenia. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button