RMV, janë inicuar tri procedura për keqpërdorime nga funksionarët, për dy tashmë ka dyshime të bazuara për padi penale

Kabineti i Zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska deri më tani ka iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorimet e zyrtarëve. Zëvendëskryeministrja Gërkovska në një intervistë për MIA-në thekson se për dy raste ka dyshim të arsyeshëm për ngritjen e padisë penale, ndërsa rasti i tretë është parashtruar kohë më parë dhe është lëndë e madhe dhe e gjerë, për çka nuk presim rezultat deri në fund të vitit nga autoritetet hetimore, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministrja nuk tregon se për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por thekson se veprohet në mënyrë të paanshme, pavarësisht se për kë bëhet fjalë, nëse kabineti merr informacione për abuzime.

“Unë jam shumë besnike e prezumimit të pafajësisë dhe ndjekjes ligjore të ngjarjeve. Është e rëndësishme që ne si Kabinet dhe, është mirë që qytetarët ta dinë, se veprojmë dhe nëse marrim informacione që tregojnë se ka mundësi që të ketë keqpërdorim të caktuar me zgjidhjet ligjore, me procedurat e caktuara, që vendosim në mënyrë të paanshme, pa dallim se për kë bëhet fjalë, a është ministër në Qeveri, drejtorë në institucione publike… Sido që të jetë, për ne nuk është aspak e rëndësishme, po e rëndësishme është vetëm nëse ka ndonjë bazë për keqp[rdorim të mundshëm, të cilin ua përcjellim institucioneve kompetente dhe si reagim prej tyre kemi marrë se për dy prej tyre ka bazë për fillimin e procedurës penale. E treta është mjaft e madhe. Pothuajse e kemi dorëzuar dhe prandaj nuk presim që të kemi ndonjë rezultat deri në fund të vitit”, tha Gërkovska në intervistën për MIA-n, e cila, e plotë, do të publikohet sot.

Ndryshe. nga funksionarët e lartë Qeveritar së fundmi në bankën e të akuzuarit është ulur  ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri, ndaj të cilit rëndon akuza së ngritur për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button