Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për të pandehurin S.T. – pjesëtar i komunitetit serb – i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, raporton REL. Policia e Kosovës ka thënë se e ka arrestuar këtë person më 15 dhjetor.

Në kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e paraburgimit është thënë se S.T dyshohet se ka marrë pjesë në vepra që lidhen me keqtrajtim, maltretim, plaçkitje, vrasje të civilëve dhe shpërngulje me dhunë të banorëve të Vushtrrisë më 1999.

Më 16 dhjetor, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se i arrestuari është ish-polici serb, Sllagjan Trajkoviq.

“Si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve, sapo u larguan nga institucionet, e që nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Që nga fillimi i muajit nëntor, pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button