Kaos në Portin e Durrësit, mbi 100 kamionë e autobusë bllokohen në skaner

Mbi 100 kamionë e autobusë mbetën të bllokuar mbrëmjen e së premtes në doganë në pikë-kalimin e Portit të Durrësit, raporton EN. Ndonëse në pritje që prej orës 14:00, shoferët e humbën tragetin e orës 19:00 të linjës Durrës-Ankona.

“Rri nga ora 14:15 e deri tani në rradhë atje. Ne kemi humbur tragetin sot, të gjithë e kanë humbur”, u shprehën disa prej shoferëve.

Sipas tyre, shkak është bërë kalimi pa radhë dhe procedurat e tejzgjatura.

“Nëse trageti ka një orar, në orën 5 niset, këta duhet të ndërpresin çdolloj skanimi që të mbarojë punë trageti, kurse këtu futen pa rradhë”, tha një shofer.

Ky është vetëm fillimi i problemeve për ta. Në skanerin në dalje të portit më të madh në vend kalon çdo lloj mjeti që imbarkohet në tragete, duke nisur nga automjetet e vogla, e deri tek trajlerat.

Kjo shpesh shkakton vonesa në skaner, që më pas sjellin si rezultat nisjen me disa orë vonesë të trageteve, ose siç u pa, edhe humbjen e lundrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button