Konfiskim rekord doganor i devizave dhe arit në vlerë prej një milion euro

Inspektorë të ekipeve mobile të Drejtorisë së doganave dje në VK Bogorodicë gjatë kontrollit të autobusit zbuluan dhe konfiskuan 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ari dhe stoli të arit me vlerë prej rreth 600.000 euro, kumtoi Drejtoria e doganave, raportoi MIA.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit, autobusi me targa turke, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) gjatë daljes nga vendi ishte drejtuar për kontroll të hollësishëm në terminalin doganor të VK Bogorodicë. Gjatë kontrollit është zbuluar një bunker i bërë posaçërisht, në të cilin janë gjetur stoli të llojllojshme të arit dhe pllaka ari me forma të parregullta, si dhe sasi e madhe e devizave.

Malli me vlerë prej gjithsej rreth një milion euro dhe autobusi përkohësisht janë mbajtur dhe dorëzuar Sektorit për hetime në Drejtorinë e doganave për hetim të mëtutjeshëm.

Me parashtrim të paraqitjeve adekuate, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë themelore publike, ceket në kumtesën nga Drejtoria e doganave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button