Qeveria e RMV-së i ktheu Komisionit Evropian 1.75 milionë euro për parregullsi

Vitin e kaluar, për shkak të parregullsive të konstatuara me financat e IPA-s, Qeveria i ka kthyer para Komisionit Evropian në shumë prej 108.229.000 denarë ose më shumë se 1,75 milionë euro, thuhet në raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Financave. Siç u përmend, në vitin 2016, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit OLAF kreu një hetim mbi një kompani furnizuese që kishte lidhur dy kontrata, në kuadër të sistemit të menaxhimit të decentralizuar të IPA-s, transmeton Portalb.mk.

“Hetimi është finalizuar në vitin 2019 dhe është nxjerrë një raport përfundimtar, në të cilin është konstatuar se RMV duhet të kthejë fondet totale të paguara për dy kontratat nga seksioni IPA, në shumën totale prej 1,754 milionë euro. Theksojmë se nga buxheti i RMV-së kompanisë furnizuese janë paguar 194,916,88 euro shtesë si bashkëfinancim kombëtar. Për shkak të parregullsive të konstatuara nga OLAF gjatë vitit 2021, me vendim të Qeverisë, Komisionit Evropian i janë kthyer mjetet në vlerë prej 1,754 milionë euro”, thonë auditorët në raport.

Në të thuhet se RMV-ja duhet të mbledhë fondet e paguara në Komisionin Evropian nga ata që kanë kryer mashtrime ose kanë përfituar prej tij, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në ligjet kombëtare.

“Gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022, MF ka ndërmarrë aktivitete për njoftimin dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me situatën në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Avokatit të Shtetit në RMV-së, me qëllim zbatimin e procedurave për kthimin e mjeteve në Buxhetin e RMV-së, pas së cilës është iniciuar procedurë penale nga Gjykata Themelore Penale”, thuhet në raport.

Siç theksohet, në përputhje me nenin 29 paragrafin 1 të Marrëveshjes Kornizë ndërmjet RMV-së dhe Komisionit Evropian për rregullat e bashkëpunimit në lidhje me ndihmën financiare të Komisionit Evropian për RMV-në, në kuadër të zbatimit të ndihmës sipas IPA e përfunduar më 30.10.2007, çdo rast i vërtetuar parregullsie ose mashtrimi, i zbuluar në çdo kohë gjatë zbatimit të asistencës në kuadër të IPA-s ose si rezultat i ndonjë auditimi, do të çojë në rikthimin e fondeve të Komisionit Evropian nga Përfituesi (RMV).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button