Alarmet e sotme për bomba në disa shkolla të Shkupit dhe në Bankën Popullore ishin të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme informoi alarmet e sotme për bomba në nëntë shkolla në Shkup dhe Bankën Popullore ishin të rreme dhe se menjëherë pas marrjes së denoncimit janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror, transmeton Portalb.mk

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit dhe BPRM, të cilat në email-adresat e tyre kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thanë nga MPB.

Sot rreth orës 09:45 në SPB Shkup u raportua se në adresën elektronike të nëntë shkollave të mesme në Shkup ishte dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

“Po ashtu, sot rreth orës 10:10, BPRM ka raportuar se në adresën e emailit është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ditë më parë, pas Shkupit dhe Kriva Pallankës, në shënjestër ishte Kavadari, ku poashtu u dha alarm për bomba në pesë shkolla.

Kujtojmë se më 2 dhjetor në adresat elektronike të tre shkollave fillore poashtu u dërgua kërcënim për vendosje të mjeteve eksplozive. Gjithashtu rreth orës 1, në po të njëjtën ditë në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është paraqitur se në adresën elektronike të një shkolle fillore është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivit.

Kërcënime për bomba u dërguan edhe në ditën paraprake, gjegjësisht më 1 dhjetor, në 8 shkolla të mesme, për të cilat siç informoi MPB më pas, ishin të rrejshmne, ashtu sikur edhe paraqitjet e mëhershme.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button