Sot arrijnë ekspertët nga jashtë për 24 dhjetorin

Komisioni Evropian ka deleguar dy ekspertë për të mbikqyrur punën e Komisionit anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ata do të duhet të arrijnë sot, por ende nuk dihen emrat e tyre.

Sipas “24 Vesti”,  njëri prej tyre pritet të jetë nga Belgjika dhe tjetri nga Suedia, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë pjesë e listës së propozuar nga Brukseli, kur  dy partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM negocionin për kryetarin e Komisionit.

Përndryshe,  Komisioni i udhëhequr nga Borçe Davitkovski do të duhet  të vendos kah mesi i gushtit për ngjarjet e 24 dhjetorit, pasi të ketë parë materialet e incizuara dhe të ketë pyetur dëshmitarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button