Sulmohet pallati presidencial në Kabul

Persona të armatosur kanë sulmuar pallatin presidencial në Kabul. Policia afgane ka njoftuar se të gjithë sulmuesit janë vrarë, pas një beteje 90-minutëshe.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Ai ka ndodhur në kohën kur gazetarët mblidheshin në pallat, për të ndjekur një konferencë për media të presidentit Hamid Karzai.

Vendndodhja e Karzait në kohën e sulmit nuk ka qenë e njohur.

Po ashtu është e paqartë nëse ka të vrarë të tjerë, përveç sulmuesve.

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë raportuar edhe pranë ndërtesave qeveritare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe pranë Hotelit Ariana, ku Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka zyrat e saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button