Uzurpoi tokën shtetërore duke ndërtuar ilegalisht, Policia me padi për 32 vjeçarin e dyshuar

Policia ka ngritur padi ndaj 32 vjeçarit për uzurpim dhe ndërtim pa leje, vepër e dënueshme në bazë të nenit 224 dhe 225 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Padi penale ndaj 32 vjeçarit R.M. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “uzurpim” dhe “Ndërtim pa leje””, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që 32 vjeçari ka ndërtuar pa leje në një tokë shtetërore në fshatin Kondovë, me qëllim që ta përvetësojë tokën. Ai akuzohet që ka prerë ilegalisht disa drunjtë në një hapësirë rreth 50 metra katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button