Maqedonia e Veriut e zgjodhi veprën që do t’i përfaqësojë në Venedik në vitin 2023

Në ekspozitën ndërkombëtare të arkitekturës për vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me projektin e pesë autorëve, transmeton Portalb.mk.

“Projekti “Laboratori nga e kaluara për të ardhmen: Tregime për Shkollën Verore të Arkitekturës në manastirin e Shën Joakim Osogovskit, 1992 – 2017”, të autorëve: Minas Bakalçev, Mitko Haxhi Pulja, Aleksandar Radevski, Sasha Tasiq dhe Dimitar Papasterevski. , është përfaqësuesi kombëtar i ekspozitës së 18. Ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia në vitin 2023”, raportoi Ministria e Kulturës.

Ky është projekti i vetëm i dorëzuar në Konkurs për këtë ekspozitë e cila do të mbahet prej 20 majit deri më 26 nëntor.

“Projekti korrespondon me temën e dhënë në Bienale, duke kapur paraqitje simbolike të rindërtimit të stilizuar të verandës së manastirit “Shën Joakim Osogovski”, si shoqatë për punëtorinë, gjegjësisht laborator në të cilin mund të krijohet e ardhmja përmes së kaluarës”, sqaroi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button