Sali: Siguroj qytetarët se nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike në institucionet shëndetësore

Spitalet të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të kenë mungesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes si pasojë e krizës energjetike. Kështu premtoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, shkruan Portalb.mk.

I pyetur nëse do të ketë mungesa apo kufizime nëpër spitale si pasojë e krizës, ministri siguroi banorët se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

“Sektori shëndetësor është ndër harxhuesit më të mëdhenj në shtet dhe me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është siguruar që sektori shëndetësor të jetë primari në sigurimin e energjisë, edhe elektrike edhe termale. I siguroj të gjithë banorët e këtij vendi se spitalet dhe të gjitha institucionet shëndetësore nuk do të kenë asnjë mungesë me energji elektrike apo me ngrohje të objekteve”, tha Sali.

Ai apeloi te të gjithë punonjësit shëndetësor që të angazhohen në kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes.

“Kjo nuk domethënë nëse kemi të siguruar (energji) të harxhojmë pa kursyer, ky apel vlen për të gjithë edhe drejtuesit edhe të papunësuarit në institucionet shëndetësore”, tha Sali.

Ndër tjera ai tha se gjatë muajit shtator ka pasur kursim të energjisë elektrike prej 9% në nivel shtetëror, ndërsa e presin raportin e muajit tetor.

 

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike. Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button