Ti je ndryshimi

Ne si popull kemi përjetuar shumë gjëra. Shumë civilizime lindën, u zhvilluan, arritën kulminacionin dhe përfunduan duke lënë apo jo një etapë në historinë e njerëzimit, por ne, ne mbetëm. Duke qëndruar dhe mbrojtur tokat fanatikisht nga dora e armikut, por njëkohësisht duke ruajtur me dinakëri atë që për ne paraqet vlerë të madhe, e ajo është morali.

Por, kjo nuk mjafton. Të qëndrosh aty nuk do të thotë që ke bërë më të mirën. Bota lëviz, të tjerët përparojnë. Ne si popull por edhe si individ nuk mund ti ja lejojmë vehtes luksin e quajtur pushim. Nëse të tjerët punojnë pandalur për ta mbajtur atë që kanë aritur, atëherë ne duhet të bëjmë dhjetëfishin për të aritur aty ku janë ata.

Duke dashur të bazohem në disa personazhe të ndryshme vetëm e vetëm që të vërtetoj se ne shqipëtarët e kemi aftësinë, na mungon vetëm puna, do ti përmendi disa shembuj. Nënë Teresa (kërkoj ndjesë nga ata që nuk e konsiderojnë si pikë referimi për shembull të mirë pasiqë nuk bëri asgjë për popullin të ciliti përkiste) është shembull i një personi me vullnet të madh që me insistimin e saj të madh ariti te fama botërore për organizimet e saja të bamirësisë dhe i tregoi botës që gjithçka arrihet me vullnet dhe punë, por dhe gaboi që nuk tregoi që këtë mund ta arijë një person që në venët e tij rrjedh gjaku kuq e zi.

Kombëtarja Zviceriane e futbollit është gjysma e mbushur me shqipëtarë me talent të jashtëzakonshëm. Fadil Murati i tregoi botës gjenialitetin e trurit shqipëtar, dhe u shpërblye denjësisht me qmimin e Nobelit. Sami Frashëri udhëhoqi ministritë otomane dhe ishte shembull i një personi të plotësuar. Ismail Qemali dhe Adem Jashari si të vetmit që vepruan në mënyrë direkte për shqipëtarët dhe në tokat shqipëtare dhe treguan që ne mundemi tia dalim.

Në mesin e njerëzve ekzistojnë disa lloje personazhesh. Un do ti kategorizoja në dy tipe kryesore, ata që mundohen ta ndryshojnë botën, dhe të tjerët. Ata që mundohen ta ndryshojnë botën, çdo mëngjes zgjohen me një vizion, me një pikpamje të re, me diçka konkrete se çka duhet bërë. Por janë të paktë ata që marin hapat e nevojshëm për të ndryshuar diçka, në të shumtën e rasteve idet ngelen ide, mendimet ngelin mendime, e vizionet vizione.

Nëse dëshiron të kesh diçka që kurrë nuk e ke patur, fillo të bësh diçka që kurrë nuk e ke bërë, një nga frazat që më pëlqejnë më së shumti. Një nga personazhet me famë botërore që më së shumti e inspiron popullatën e re shqipëtare normal që është kryeministri turk Rexhep Erdogan. Filloi nga vetja, në bankat shkollore, rethinën, shokët, familjen, dhe tani botën, duke aritur pikat kulminuese në akuzat e hapura ndaj atyre që janë të pashpirtë dhe vrasin njerëz si të ishin kafshë, gjest me të cilin fitoi zemrat e mijëra njerëzve që dinë ta vlersojnë punën e sinqertë.

Ndrysho vehten, ndrysho atë që e ke më të afërt, vazhdo ta ndryshosh lagjen tënde, e pastaj popullin tënd, dhe një ditë do të vëresh që sado i vogël që të jetë ndryshimi, ti ke ndryshuar botën.

Burim Sejdiu, student i informatikës në USHT, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button