Shërbimi i merimangës okupon lagjen Xhon Kenedi

Shoferët e ndërtesave thonë se nuk ka parkingje të mjaftueshme për automobila dhe për këtë arsye duhet që patjetër t’i parkojnë në trotuare ose, opsioni i fundit në lentën e fundit të rrugës. Policia e Shkupit deri më tani tre herë i ka informuar dhe paralajmëruar banorët që i parkojnë veturat që prej sot, mos të parkohen në vende ku nuk duhet dhe të gjejnë vend parkimi.

Këtë mëngjes, me polici, shërbimet e merimangës kanë filluar aksionin dhe kanë mbledhur dhjetëra automjete. Nga trotuaret nuk janë ngritur automobilat. Banorët shpjegojnë se as që kanë parë ndonjë shenjë ku tregon se është i lejuar parkingu. Pas ndërtesave, banorët e Çairit thonë se sipas planifikimit duhet të ketë parkingje. Në letër parkingjet ekzistojnë, ndërsa në realitet nuk gjinden askund dhe në këtë anë të komunës, shumë banorë po ankohen.

Në komunë nuk kanë detaje rreth aksionit. Nga Parkingu i Qytetit, për Kanal5 kanë vërtetuar se me urdhër-kërkesë, në mëngjes nga policia e trafikut kanë filluar marrjen e veturave në Xhon Kenedi, ndërsa në kohën e njëjtë kanë pasur aksion edhe për pastrimin e rrugëve nga makinat që janë parkuar në vende të gabuara në Gjorçe Petrov. Policia, të enjten, për herë të fundit u ka tërhoq vërejtjen banorëve të lagjes Xhon Kenedi që t’i largojnë automobilat nga rruga sepse e pengojnë trafikun.

Lajme të ngjashme

Back to top button