MSHIA organizoi diskutim për reforma dhe departizim të administratës, sindikata kërkon që të fillohet nga drejtorët

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot organizoi diskutim publik në lidhje me dy ligje që parashikojnë reformim të administratës, gjegjësisht Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Zyrtarë Administrativ, të cilat premtohen me vite nga qeveria, por që prej nëntorit të vitit 2020 ndodhen në ENER dhe deri më tani janë publikuar disa versione. Por, Sindikata e Administratës kërkon që fillimisht të miratohet Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës apo për drejtorë profesional në vend të  emërimeve partiake pa kriter, raporton Portalb.mk.

Admirim Aliti, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk
Admirim Aliti, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

“Me Ligjin të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarë Administrativ dëshirojmë që ta depolitizojmë administratën dhe ta bëjmë më transparente dhe më efikase në dhënien e shërbimeve për qytetarët dhe me zgjidhjet e reja ligjore nuk do të mund të keqpërdoret mjeti balancuesi”, kështu deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, përpara fillimit të diskutimit publik për dy ligjet, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme shtetërore dhe përfaqësues të partive.

Ministri tha se të dhënat tregojnë se me këso ligje, shumë shtete të BE-së janë departizuar.

“Shpresojmë që do të kemi mundësi ta shohim [si do të duket në praktikë], vështirë është të spekulojmë prej tash. Atë që e dimë deri tash është se ekspertët e ministrisë tonë dhe ekspertët nga SIGMA dhe BE, mendojnë se nëse ligji kalon kështu siç është do të japim një kontribut të madh në bërjen e administratës publike në shumë shtete të BE-së sepse ka të dhëna empirike të cilat tregojnë se më këso ligje janë departizuar shumë administrata në shumë shtete të BE-së, shpresoj që e njëjta të ndodh edhe në RMV.

Trpe Deanoski, administrate, UPOZ
Trpe Deanoski

Trpe Deanoski nga Sindikata e Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve të RMV-së, tha se problemi qëndron te udhëheqësit e institucioneve dhe jo te të punësuarit.

“Fillimisht duhet që të miratohet Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës ku do të ketë profesionistë në shërbimet e larta udhëheqëse dhe pastaj të flitet për Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarë Administrativ. Nuk janë problem të punësuarit, por menaxherët, gjegjësisht partitë politike, të cilat vetë punësojnë njerëz të cilët vet miratojnë vendime pa u konsultuar me askënd. Gjithmonë partitë politike dëshirojnë të kenë drejtorët e tyre, sekretarët shtetëror, sekretarët e përgjithshme. Derisa këtë nuk e largojmë, reforma në administratën publike nuk do të vazhdojë siç duhet”, tha Denaoski duke shtuar se ka vërejtje edhe në me çështjen e avancimit të të punësuarve, pasi që ndër vite nuk avancohen por vetëm punësohen të rinj, ashtu siç u leverdis partive.

Ministri Aliti, në lidhje Ligjin për Shërbim të Lartë Udhëheqës tha se parashikojnë që të kenë version final deri në fund të këtij viti dhe shtoi se pret mbështetje politike nga të gjitha partitë për këto ligje.

Gjatë debatit, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet e ndryshme u theksuan pikat më të diskutueshme të ligjeve.

Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE renditi një sërë vërejtjesh në lidhje me përmbajtjen e ligjeve. Ajo tha se duhet të shikohet mirë çështja e arsyetimit të mungesës në punë me vërtetime, pasi që sipas saj kjo mund të keqpërdoret.

“Ligji thirret në Ligjin për Shërbimin e Lartë Udhëheqës, i cili ende nuk është miratuar. Nuk të thirret një ligj, në një ligj tjetër që nuk është i miratuar. Gjithashtu, sipas Ligjit Komisionit Disiplinor do të bëhet prej 7 në 3 anëtarë. Kjo nuk duhet të jetë kështu pasi që, shumë lehtë mund të hakmerren ndaj të punësuarve kur ka 3 anëtarë se sa kur 7”, shtoi Stamenkovska.

Foto nga diskutimi publik

Përfaqësuesit nga Agjencia e Administratës, ndër të tjera theksuan se pozita e udhëheqësit të Agjencisë së Administratës duhet të jetë nga radhët e opozitës.

“Nëse dëshironi të ketë depolitizim dhe departizim të administratës, duhet që drejtori dhe sekretari i përgjithshëm i Agjencisë së Administratës të gjedhe nga radhët e opozitës”, thanë nga Agjencia e Administratës.

Nga Komisioni për Antikorrupsion, ndër tjerash, theksuan nevojën e heqjes së balancuesit, por edhe të rregullohet çështja e të punësuarve pa kriter.

“Me balancues nuk të kemi profesionalizëm, prandaj po ndodh dhe eksodi i të punësuarve nga ministritë. Gjithashtu duhet që të rregullohet edhe çështja e përgatitjes arsimore. Pra të punësohen kudaro me arsim përkatës për vendin e punës”, thanë nga Komisioni i Antikorrupsionit.

Ministri Aliti disa detaje nga ligjet, ku siç tha ai, do të parandalohet keqpërdorimi i nacionalitetit gjatë punësimit, gjegjësisht një herë do të selektohet nacionaliteti i personit dhe më i njëjti nuk do të mund të ndryshohet.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BEMinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vite për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button