A po mbetet Maqedonia pa kuadër akademik!

Në kohët e fundit e shohim që migrimi është një tipar tradicional i shoqërisë në Maqedoninë e Veriut mirëpo duhet përmendur fakti që Maqedonia e Veriut është prekur nga  emigrimi i profesionistëve me aftësi të mira dhe mirë të arsimuar që nga pavarësia e saj në vitin 1991.

Sot migrimi i të rinjve njihet gjerësisht si një sfidë urgjente për rrjedhat e Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë janë në dijeni  të saktë se vendi ka një sistem arsimor të vjetruar, si dhe ka shkallë të lartë të papunësisë dhe e nivel të ulët të punësimit. Përderisa fuqizimi ekonomik është motivi kryesor për emigracion, gati se cdo qytetar pohon se zhgënjimet e njëpasnjëshme dhe sfidat politike dhe atë të jetesës kontribuuan në vendimet që ato dhe familjet tyre të largoheshin nga vendi.

Strategjia nacionale e pa publikuar emigracionin e profesionistëve (2013-2020) e përshkruan nga një sere faktorësh shtytës përfshirë situatën e përgjithshme socio-ekonomike në vend, nivelet e papunësisë, kushtet e dobëta të punës, përfshirë trajtimin e padrejtë të punonjësve (mosrespektim), dhe mundësitë e kufizuara për avancim në karrierë.

Mundësitë arsimore po bëhen gjithnjë e më shumë një motiv për migracionin dhe lëvizjen e të rinjve. Procesi i Bolonjës dhe programet e Bashkimit Evropian që mbështesin dhe inkurajojnë lëvizjen akademike (të tilla si Erasmus, Tempus, Erasmus Mundus dhe Marie Currie) kanë kontribuar në një rritje të konsiderueshme të mobilitetit akademik në Evropë.

Sipas analizimit të gjithë kësaj që potencova më lart po dhe të faktorëve që na sjellin gjendjen tonë në një situatë kaq të mjerueshme, mund të përfundojmë se na duhet një ndryshim urgjent në sistemin tonë edukativo – arsimor si dhe në aspektin e vlerave shoqërore. E gjithë kjo fillon me një ndryshim të rrënjësishëm në sistemin arsimor në vend, duke e bërë atë më të lloj-llojshëm që t’i përshtatet sa më shumë personaliteteve të veçanta të çdo të riu në vendin tonë. Po ashtu mendoj që është e nevojshme që të ndryshojë edhe filozofia edukimore, që të japë shtysë drejt përdorimit të talenteve të të rinjve sidomos në sferën akademike.

Mirëpo për arritjen e suksesit në këto politika, duhet patjetër të ketë përkrahje nga shoqëria, e cila duhet ta kuptojë një herë e mirë që secili individ ka aftësitë e tij të veçanta.

Fundja, në kryqëzimin mes të gjithë faktorëve natyrisht shfaqen institucionet shtetërore, të cilët duhen t’i përkrahin këto politika dhe t’i aktivizojnë fondet e nevojshme. Edhe pse një sistem i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm por padyshim që do të shpaguhej. Sigurisht që kemi shumë punë për të bërë, por ndryshimi fillon nga ne, të rinjtë.

Raste te tilla janë të shumta në shtetet e zhvilluara perëndimore por edhe me gjerë andaj nuk është aspak çudi që studentët e tyre vazhdimisht dalin si më të mirët në botë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button