Rumunët kundërshtari i Vardarit, Skënderbeu kundër Neftchi

Ekipi i Vardari që u shpall dhe kampioni i Maqedonisë në futboll, në garat eliminatore të Ligës së Kampioneve për kundërshtarë do të ketë kampionët e Rumanisë, ekipin me famë, Steaua. Takimi i parë zhvillohet me 16/17 korrik në Bukuresht, ndërsa një javë më vonë në Shkup, në stadiumin “Filipi i Dytë” luhet ndeshja e kthimit. Edhe ekipet që përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën e Evropës, Metalurgu, Turnova dhe Teteksi i kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Teteksi përballë do të ketë Pjunikun e Armenisë, kurse Turnova do të luajë kundër ekipit Suduva nga Lituania. Metalurgu do të ndeshet me Karabaghun e Azerbajxhanit. 

Tre klubet janë nikoqire në ndeshjet e para, ndërsa stadiumin “Filipi i Dytë” e kanë paraqitur si stadium për të zhvilluar lojën. Këto ballafaqime luhen më 4 korrik.  Shorti i tërhequr në Nyon të Zvicrës, ka përcaktuar që Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu të përballet me skuadrën nga Azerbajxhani, Neftchi Baku, në rrethin e dytë eliminator të Ligë së Kampionëve. Ndeshja e parë do të luhet në kryeqytetin e Azerbaxhianit, Baku, në 3 korrik, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet shtatë ditë më vonë në Korçë në stadiumin Skëndërbeu. Shorti ka qenë mjaft i favorshëm këtë herë për futbollistët shqiptar që paraqiten në skuadra të huaja pjesëmarrëse në eliminatoret e Ligës së kampionëve të Evropës. 

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj dhe skuadra e tij kampione e Kroacisë, Dinamo Zagreb nuk pritet të ketë aspak problem me skuadrën modeste të Luksemburgut, CS Fola Esch. NK Maribor i Agim Ibraimit do të ketë përballë maltezët e Birkirkara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button