Vajzat në Maqedoni martohen në moshën 25 vjeçare

Njëzet e pesë vjet për nusen dhe njëzet e tetë vjet për dhëndrin, kjo është mosha mesatare për lidhje martesore në vitin 2012, thuhet në të dhënat e Entit Shtetëror për statistikë.

Sipas këtij burimi, gjatë vitit të kaluar, indeksi i moshës për personat që martohen ka shënuar rënie të vogla, ose 25.4 vjet për një nuse dhe 28.3 vjet për dhëndrin. Gjatë vitit 2012, 1727 vajza të reja mes moshës 15-19 vjeçare janë martuar, që është numër më i vogël me vitin para tij, kur janë martuar 1929 vajza.  
Rënie ka edhe tek meshkujt, edhe atë me 268, ndërsa në vitin 2011 janë regjistruar 312 meshkuj të cilët kanë vendosur për martesë. Më parë në 2010, janë martuar 84 femra dhe 225 meshkuj të moshës mbi 55 vjeçare.

Numri më i madh i femrave të cilat vendosin për martesë, më parë nuk kanë qenë të martuara, për martesë të ardhshme më shpesh vendosin të divorcuarat se sa ato të cilat kanë mbetur të veja.

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, gjatë dy viteve të kaluara, për shumicën e atyre që janë martuar, ka qenë kurora e parë e tyre, ndërsa numri tek meshkujt dhe femrat që vendosin për kurorë të dytë apo të tretë, është më i vogël. Për dy, tre apo më shumë kurora të ardhshme më shpesh vendosin meshkujt se sa femrat.

Në vitin 2011, për martesë të dytë kanë vendosur 1016 femra dhe 1206 meshkuj, ndërsa në vitin 2012 për herë të dytë thanë “Po” 998 femra dhe 1212 meshkuj. Për herë të tretë për kurorë, në vitin 2011 kanë vendosur 35 femra dhe 98 meshkuj, ndërsa në vitin 2010 për herë të tretë kanë vendosur 32 femra dhe 107 meshkuj.

Lajme të ngjashme

Back to top button