Realizimi i projekteve të komunës së Kërçovës vazhdon me ritëm intensiv

Komuna e Kërçovës këto ditë ka filluar një sërë projektesh, kryesisht në infrastrukturë dhe instalimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike që janë pjesë e planit vjetor për zhvillimin e komunës.

Punimet janë koncentruar në qytet dhe në disa lagje dhe fshatra përreth. Këta ditë janë finalizuar punimet për asfaltimin e rrugës për në fshatin Zhubrinë dhe aktualisht punohet intensivisht për instalimin e kanalizimit në lagjen Pashinë e Poshtme.

Në ndërkohë aksioni për sanimin dhe asfaltimin e gropave në qytet dhe në fshatrat përreth ka filluar para dy javësh dhe nga komuna paralajmërojnë që do të përfundojë në një kohë shumë të shkurtër.

“Tani po afrohet edhe sezoni veror dhe siç dihet në mesin tonë vijnë bashkëqytetarët tanë që veprojnë jashtë vendit dhe fluksi i automjeteve në qytet është i madh, andaj Komuna e Kërçovës ka rritur dukshëm intensitetin e punimeve në drejtim të përfundimit të tyre sa më të shpejtë.

Pas realizimit të plotë të punimeve, në të ardhmen qytetarët do të kenë qasje më të lirë nëpër rrugë dhe trotuare.” – thonë nga sektori për marrëdhënie me publikun i komunës së Kërçovës.
Këto ditë pritet të fillojë edhe shtrimi me asfalt të ri i rrugës në fshatin Drogomisht i Vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button