“Picasso, ndoshta unë”, në Kërçovë do të mbahet ekspozitë më mbështetje të Ambasadës së Spanjës

Me rastin e 140 vjetorit nga lindja e Pablo Picassos, Ambasada e Mbretërisë së Spanjës do të organizojë një sërë ekspozitash kushtuar artistit të madh spanjoll Pablo Picasso. Pas suksesit të madh në vitin 2016 të ekspozitës “Picasso ndoshta unë” e artistit maqedonas Filip Fidanovski shfaqur para publikut të Shkupit, kësaj radhe qytetarët e disa qyteteve si Ohri, Kumanova, Manastiri do të kenë mundësinë ta shohin ekspozitën, njofton Portalb.mk.

Kërçovarët do të kenë mundësi ta shijojnë këtë ekspozitë e cila i bashkon talentin e Maqedonisë dhe frymëzimin e Spanjës. Ekspozita hapet në ora 19 në Institucionin Nacional Qendra e Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë dhe do të jetë e hapur deri më 4 nëntor.

Me serinë e ekspozitave të organizuara nga Ambasada, i bëhet një nderim i denjë artistit që i la një numër të madh veprash mbarë botës. Picasso si themelues i kubizmit, arti i të cilit është një frymëzim dhe sfidë e pashtershme për shumë artistë me famë botërore. Në atë listë artistësh është përfshirë edhe artisti maqedonas Filip Fidanovski.

Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, përveç promovimit të artistëve spanjollë, me sukses bashkëpunon dhe mbështet shumë artistë të Maqedonisë që ushqejnë shpirtin artistik spanjoll.

Në ekspozitën “Picasso ndoshta unë” do të shfaqen 10 skulptura (portrete) të punuara në qeramikë, të frymëzuara nga veprat e Pablo Picasso-s. Në këtë ekspozitë, përveç skulpturave në formën e legjendave të veprave, do të prezantohen edhe riprodhimet e veprave origjinale të Pikasos, nga të cilat Fidanovski merr frymëzim për veprat e tij.

“Karriera e tij, e inspiruar nga trashëgimia e pashtershme e Pikasos, ngrit dialektikë mes dy artistëve, të cilën Findaovski e zgjidh nëpërmjet përgjigjeve formale gjatë karrierës së tij, por gjithmonë me shumë rezultate personale dhe bashkëkohore, të cilat na mundësojnë të mendojmë për rrugën e trasuar dhe kënaqemi në një estetikë bashkëkohore dhe klasike, të llojllojshme dhe të rregulluar”, thuhet në njoftim.

Nga Ambasada shtojnë se rezultati përfundimtar është këmbim i frytshëm i dy artistëve, njëri spanjoll, tjetri maqedonas, të ndarë në kohë, por të bashkuar nëpërmjet gjuhës së përjetshme dhe ndërkombëtare të krijimtarisë, duke hapur rrugë të reja dhe duke u përgjigjur në pyetjet e vjetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button